Pas revoltave të shumta që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Londrës ka bërë që
ndeshja miqësore e cila do të
luhet po në këtë qytet
kundrejt Anglisë dhe Hollandës të shtyhet.
Disa ndeshje të rëndësishme të Carling Cup janë shtyrë për arsye sigurie dhe sipas shtypit anglez dhe Federatës
Angleze të Futbollit është shtyrë edhe
ndeshja e kombëtares
angleze.
Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Hollandës nuk do të
luhet pasi ajo do të luhej në Stadiumin Wembley i cili ndodhet disa metra larg revoltës dhe kjo sillte një rrezik të madh për 70 mijë të pranishmit të cilët do të ishin në stadium.
Ka qenë edhe vetë sulmuesi i Manchester United dhe i Kombëtares
Angleze i cili në Twitterin e tij i ka bërë thirrje që të ndalojnë revoltën.
"Këto revolta janë çmenduri.Përse njerëzit duhet ti bëjnë këto gjëra
kundrejt vendit të tyre dhe qytetit të tyre? Ju lutem ndalojeni këtë gjë". /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2011,
ora 10:48