Anglia për të fituar Europianin për herë të parë, ndërsa
Italia për të përsëritur suksesin e
Euro 1968: në çerekfinale të
Euro 2012 do të përballen "Tre Luanët" dhe "Axurrët", dy vende historikisht shumë afër njëri-tjetrit, megjithëse tradita futbollistike anon nga italianët.
Në 22 përballje mes tyre,
Italia ka fituar 9 ndeshje, 6 barazime dhe 7 fitore për Anglinë. Golavarazhi është në favor të ishullorëve: 28 gola të shënuar dhe 26 të pësuar.
Fitorja e fundit për Anglinë daton më 4 korrik 1997, 2-0 në miqësoren ku shënuan Wright dhe Scholes ndërsa fitorja e fundit Axurre daton më 27 mars 2002, 1-2 me gola të Fowler dhe dopieta e Montella. Edhe asaj kohe në portë ishte Gigi Buffon.
Çerekfinalja e katërt e
Euro 2012, Angli-Itali luhet ditën e dielë në orën 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012,
ora 09:20