Thoni të vërtetën: një Sir Alex Ferguson kështu nuk e keni parë kurrë më parë. Është vetëm një prej karikaturave argëtuese të kalendarit të teknikëve të Premier League, dizenjuar nga
James Husband dhe i publikuar në faqen e "The Telegraph".
Përveç teknikut skocez në foto-galerinë e mësipërme mund të gjeni edhe
Jose Mourinho,
Arsene Wenger dhe shumë emra të tjerë të futbollit dhe sportit në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.
Por më interesante është fakti që përfitimet nga shitja e këtij
kalendari do të shkojnë në Fondacionin
James Whale për luftën kundër Kancerit të Veshkave. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2013,
ora 17:08