Anglia fiton minimalisht miqësoren ndaj Nigerisë (VIDEO)

Anglia ka mposhtur minimalisht Nigerinë me rezultatin 2-1 në një ndeshje miqësore në "Wembley Stadium", në prag të Kupës së Botës Rusia 2018.

Anglezët e nisen mirë takimin duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave, kur Gary Cahil shënoi gol të bukur me kokë për një rivënieje nga këndi.

Golin e dytë dhe të fitores për “Tre Luanët” e realizoi sulmuesi Harry Kane pesë minuta para pushimit të pjesës së parë.

Nigerianët e nisen furishëm pjesën e dytë duke mos humbur kohë, pasi e ngushtuar epërsinë e vendasve në 2-1 me të filluar pjesa e dytë, ku golashënues ishte Iwobi. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori