Anglia i tha "Jo" Guardiolës për Hodgson
Një prapaskenë interesante merkatoje vjen nga ishulli britanik. Sipas të përditshmes "Daily Mail", e ardhmja e Pep Guardiolës mund të kishte qenë në stolin e kombëtares së Anglisë nëse Federata e Futbollit do të kishte pranuar ta merrte parasysh kandidaturën e katalanasit.

Në vijim të shkrimit theksohet se autoritetet e institucionit më të lartë të futbollit ishullor e hodhën poshtë emrin e ish teknikut të Barcelonës, duke vlerësuar trajnerin aktual Roy Hodgson si më të përshtatshmin për të çuar përpara skuadrën pas largimit të Fabio Capellos.

Ky zbulim mund të nxisë reagimin e tifozëve pasi 42-vjeçari katalanas cilësohet si një nga trajnerët më të mirë të botës, por ish presidenti i federatës, David Bernstein ishte i vendosur ta vazhdonte rrugën me një drejtues anglez. Nga ana tjetër, "Daily Mail" shton se edhe Guardiola ishte i interesuar për të nisur bisedimet me drejtuesit e federatës angleze kur Fabio Capello dha dorëheqjen, por nuk gjeti mbështetje, pasi në CV-në e tij kishte një pikë shumë të dobët që e përjashtonte automatikisht, nuk ishte anglez.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe zëdhënësi i federatës, i cili shprehet se procesi o përzgjedhjes së trajnerit duhet të mbetet konfidencial, por ai shton se federata e kishte bërë të qartë se trajneri duhej të ishte anglez dhe në këtë mënyrë, Hodgson ishte zgjedhja e duhur. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori