Anglia luan për fitore
Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, thotë se përfaqësuesja që ai drejton do të luajë për fitore në takimin ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

Tre Luanët kanë nevojë për një pikë të vetme për të siguruar kualifikimin për turneun që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë, mirëpo trajneri italian nuk pajtohet me barazim.

"Do ta fitojmë këtë ndeshje, nuk do të kërkojmë barazim. Nëse luan për të barazuar është një gabim i madh. Nuk përqëndrohesh te loja. Luan për ta mbrojtur rezultatin", ka thënë Capello. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori