Na ishte dikur futbolli
anglez që dominonte në Europë, me tre skaudra në katër të mundshme në gjysëmfinalet e
Champions League, ose të paktën kualifikoheshin të katër në çerekfinale. Kanë kaluar pak vjet, por duket një e shkuar e largët kur shikon rezultatet e këtij sezoni. Faza e 1/8 të
Champions League është shumë e dhimbshme për
anglezët: Olympiacos-Manchester United 2-0; Arsenal-Bayern 0-2; Manchester City-Barcellona 0-2.
Për të mos harruar edhe Europa
League, Dnipro-Tottenham 1-0 e Swansea-Napoli 0-0, dhe bëhen 5 ndeshje ku skuadrat
angleze nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol.
Nëse edhe Chelsea nuk arrin të fitojë sot në mbrëmje në Stamboll përballë Galatasaray atëherë ekziston rreziku që asnjë ekip
anglez të mos kualifikohet për në çerekfinalet e
Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014,
ora 16:30