Skuadra e Barcelonës ka zbritur dje në stadiumin e
Real Valladolid me
fanella dedikuar trajnerit të tyre
Tito Vilanova, i cili po lufton sërish me kancerin. Blaugranat kur zbritën në fushë mbanin veshur
fanella ku shkruhej "
Anims Tito", për ti dhënë zemër teknikut të tyre që u operua disa ditë më parë.
Të njëjhtën gjë kanë bërë edhe futbollistët e
Valladolid, të cilët i janë bashkuar Barcelonës në këtë moment shumë delikat.
Barcelona e fitoi takimin 1-3 dhe tashmë pas disfatës së
Real Madrid e sheh veten +16 pikë në vend të parë. Dhurata mëe bukur që mund ti bënin Vilanovas për Krishtlindje. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012,
ora 09:28