Ankth te Barcelona, ylli i skuadrës ndrydh kaviljen
Ditën e djeshme skuadra e Barcelonës mori një fitore të pastër kundër Real Betisit me rezultat 1-4.

Përveç Lionel Messit, një paraqitje mjaftë të mirë pati edhe uruguajani, Luis Suarez i cili me golin e shënuar barazoi rekordin si golashënuesi me i mirë nga Uruguaji në La Liga.

Por në fund të ndeshjes ai ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë ku pritet do të mungojë 10 deri në 15 ditë.

Kështu Suarez do të humbasë sfidat me Uzbekistanin dhe me shumë mundësi atë të Barcelonës me Espanjolin në 30 mars.

Gjysma e së keqes për Barcelonën, e cila do ta ketë lojtarin të gatshëm, për sfidat e mëdha të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori