Ankth te Skënderbeu, pritet vendimi i CAS
Skënderbeu është duke pritur me ankth vendimin e CAS-it, i cili do të përcaktojë fatet e skuadrës korçare në Evropë.

Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardhekuq sqaron se në korespodencën e fundit mes palëve, i është bërë me dije, se vendimi do të bëhet publik në datën 21 qershor.

Drejtuesit e Skënderbeut i bëjnë thirrje tifozëve që të presin datën 21 qershor, për të mësuar njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar dhe online është i pavartetë.

Në korespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim…

Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin.

Me respekt,

KF Skënderbeu
Shtuar më 18/06/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori