Ansi Agolli iu bashkohet yjeve që luajnë në SHBA
Ansi Agolli duket se do të vijojë karrierën në SHBA.

"SportNews" ka mësuar se 36-vjeçari është në bisedime me klubin e Nes York Cosmos dhe palët kanë gjetur pikën e përbashkët.

Firma është çështje ditësh dhe, nëse vjen, atëherë tiranasi do të divorcohej me azerët e Qarabakut pas një martese të lumtur, e cila zgjati 9 vite dhe që i vendosi në muze klubit 4 tituj kampion dhe 3 trofe të Kupës së Azerbajxhanit.

Ndwrkohe një arsye e fortë se përse Agolli ka zgjedhur “tokën e premtuar” është familja, bashkëshortja e tij prej kohësh jetonte në SHBA dhe thirrja e familjes vështirë të refuzohet.
Shtuar më 07/03/2019, ora 15:29
RaiUno
e Enjte 7 Mars 2019, Ora 15:36
Iku per lesh dhe Ansi!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori