Ansi Agolli rinovon edhe për një vit me New York Cosmos!
Ansi Agolli vazhdon ëndrrën amerikane. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën me skuadrën e New York Cosmos që militon në kategorinë e 3-të të futbollit në Shtetet e Bashkuara edhe për një tjetër sezon.

Lajmin për rinovimin e marrëveshjes e ka zyrtarizuar vetë futbollisti shqiptar me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram. Edhe pse tashmë në moshën 37-vjeçare, Agolli la shenjë në sezonin e tij të parë me New York Cosmos dhe klubi vendosi ti zgjasë kontratën.

"I lumtur të jem pjesë e New York Cosmos edhe për një vit tjetër" shkruan Agolli në Instagram. Këmbëmajti shqiptar është shndërruar në lider te skuadra amerikane, kjo edhe për shkak të eksperiencës mjaft të madhe që ka mbi shpatulla. Edhe pse në një moshë realitivisht të konsiderueshme, Agolli bën diferencën në ligën e 3-të amerikane. Për momentin mbrojtësi i majtë shqiptar as që e mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur!
Shtuar më 12/06/2020, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori