Antoine Griezmman, "Lojtari i Janarit" në La Liga
Në La Liga luajnë dy futbollistët më të mirë në Botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por gjatë muajit të kaluar dikush tjetër ka bërë më mirë se ata. Ai është sulmuesi francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmman, i cili u vlerësua nga LFP me çmimin "futbollisti më i mirë i muajit Janar".

23-vjeçari po tregon që është një talent i pastër dhe jo më kot drejtuesit e "Los Colchoneros" derdhën në verën e kaluar plot 30 milionë euro në arkat e Real Sociedad për një lojtar që kishte vetëm 1 vit kontratë.

Gjatë janarit Griezmann ka realizuar 5 gola nga 11 që ka shënuar në total me Atleticon në La Liga gjatë këtij sezoni, një shifër me të vërtetë domethënse kjo për një sulmues që nuk luan në rolin e pykës. Francezi me paraqitjjet e tij ndihmoi Atleticon të arrinte disa rezultate pozitive radhazi gjatë muajit janar të cilat i japin mundësi Los Colchoneros të jenë të pranishëm në vallen e titullit për ty dytin sezon radhazi.


Me çmimin e "trajnerit më të mirë të muajit" u nderua teniku i Sevillas Unai Emery. Ky i fundit arriti 4 fitore në 5 takime të La Ligas me skuadrën andaluziane gjatë muajit Janar, dhe ishte vetëm Valencia që ja doli të frenonte Sevillan. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2015, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori