Antonio Conte e pranon dhe vetë: Skemat nuk po na funksionojnë
Pëlqej
Chelsea humbi dy pikë të arta sot kundër Leicester Cityt që sfida përfundoi barazim 0-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 23-të të Premier Leagues.

Edhe vetë tekniku i Chelseat, Antonio Conte e pranon se skuadra ishte e lodhme, por edhe skemat që nuk po funksionojnë.

"Faji për mungesen e golave është i të gjithë lojtarëve jo vetëm njërit. Skema që jemi duke e përdorur tani, nuk është duke bërë punë". tha ai.

"Nxorra jashtë fushe Hazard dhe Fabregas sepse ishin të lodhur."

"Ne luajtëm shumë shpejtë nga ndeshja me Arsenal, dhe kjo është arsye e lodhjes së lojtarëve.". ishin fjalët e Contes në fund të ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori