Anulimi i festës i kushton 400 mijë euro Juventusit
Juventusi duhet të paguajë një gjobë prej 400 mijë euro pasi ka anuluar festën e fundit të sezonit pas humbjes së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Bardhezinjtë kishin fituar kampionatin e Serie A dhe Kupën e Italisë, ndërkohë që ishin në pritje të tripletës nëse fitonin në Cardiff.

Sipas gazetës "Libero", Juventusi kishte organizuar një parti në Torino që do të kushtonte një milionë euro, por anulimi i saj do të thoshte se depozita prej 400 mijë eurove ishte e pakthyeshme.

Kishte edhe një arsye tjetër për të anuluar, pasi gjatë finales kishte një rrëmujë në ‘Fan Zone’ në Piazza San Carlo në Torino.
Në atë rrëmujë mbeten mbi 1.500 njerëz të lënduar, duke përfshirë një fëmijë në gjendje kritike, dhe një grua që më vonë vdiq nga lëndimet e marra.
Shtuar më 25/06/2017, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori