Anulimi i sezonit ia prish ëndrrën 50 vjeçare skuadrës së vogël angleze
Ligat e ulëta nëpër Evropë po përgatiten për anulimin e sezoneve.

Një gjë të tillë, tashmë e ka bërë Liga Kombëtare e Anglisë, që njihen si ligat jo profesionale, dhe renditen si divizioni i pestë dhe i gjashtë i këtij vendi.

Ky vendim, do t’i bëjë dëm të madhe skuadrës së Barrow, e cila ishte rrugës së mirë për t’u promovuar në nivelin profesional të futbollit në Angli.


Kjo skuadër, nuk ka qenë në këtë nivel të futbollit që nga viti 1972, dhe mendohej se kjo pritje gati 50 vjeçare, do të merrte fund këtë sezon.

Për fatin jo të mirë të tyre, ata këtë sukses do të tentojnë ta arrijnë sezonin e ardhshëm.

Pas këtij vendimi, nuk ka mundur të mos vijë reagimi i Barrow.

“Çfarëdo që të ndodh tani, ka një gjë që është absolutisht e sigurt. Këta djem kanë vendosur veten në librat e historisë dhe kanë bërë që sezoni 2019/2020 të mbahet mend gjithnjë”.

Shtuar më 22/04/2020, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori