Anulohet meçi kundër Hartelit, Haxhi Krasniqi do të operohet
Një ndër boksierët më të mirë shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, do të pushojë disa muaj nga aktivitetet në boks.

Siç njofton faqja e njohur SES Boxing, Krasniqi, do t’i nënshtrohet operimit në bërryl.

Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër ish- kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë ky meç është anuluar.

Në maj të këtij viti, Harteli e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.
Shtuar më 05/11/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori