Anulohet transferimi i Bale në Kinë
I konsideruar si i padëshirueshëm nga klubi i Real Madrid, Greth Bejl dukej se karrierën e tij do ta vazhdon te në kontinentin aziatik.

Uellsiani ishte shumë pranë firmës me klubin e Jiansug Suning.

Në Kinë, ai do të merrte edhe një pagë shumë më të mirë se tek Real Madridi, ku ai ishte tashmë lojtari më i paguar me 17 milionë euro neto vjetore.

Bale do të përfitonte rreth 1.2 milionë euro në javë me kontratën potenciale, që do të nënshkruhej për tri vite, por duket se Real Madrid do të anulojë një mundësi të tillë.

Gazetari i BBC, David Ornstein, mëson se klubi madrilen e ka refuzuar një marrëveshje për kalimin e lojtarit të tyre në Kinë.

Merkato në Kinë mbyllet të mërkurën, dhe Bale mund ta humb mundësinë e tij për t’i mbushur xhepat me para.
Shtuar më 28/07/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori