Anzhi, çmenduri për Xavin
Sipas asaj që raporton portali sportiv spanjoll "fichajes.net", skuadra miliardere e kampionatit rus të futbollit, Anzhi ka filluar punën për të transferuar në Dagestan fantazistin e Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle, Xavi Hernandez. Për të klubi rus është gati të ofrojë një kontratë faranoike me një rrogë vjetore prej 21 milionë eurosh neto.

Vetë futbollisti apo menaxheri i tij nuk kanë folur ende rreth kësaj teme. Operacioni duket i vështirë por mos harrojmë që i tillë dukej edhe ai për Samuel Eto'o. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2012, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori