Aouar: I lumtur që mbeta te Lyon
Ylli i Lyon, Houssem Aouar, gjatë një interviste foli për vendimin për të qëndruar në Ligue 1, pavarësisht kërkesave nga shumë skuadra, ku Arsenali provoi deri në fund të merkatos, por pa skukses.

22-vjeçari deklaroi se është i lumtur që vazhdon të jetë pjesë e qytetit të tij dhe pjesë e klubit kuqeblu. Ai theksoi se është krenar që përfaqëson klubin e Lyonit dhe se ka shumë motivim për të zhvilluar një sezon të madh.

Aouar pohoi se ka bërë një zgjedhje dhe se është i lumtur që vendosi të qëndrojë te skuadra e drejtuar nga Rudy Garcia. Në fund ai theksoi se presidenti Aulas dhe Juninho e kishin bindur të merrte vendimin të qëndronte në "Groupama Stadium".
Shtuar më 12/10/2020, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori