Aouar ka marrëveshje me skuadrën legjendare angleze
Mikel Arteta dëshiron të përforcohet në mesfushë në këtë afat kalimtar që mbyllet më 5 tetor, ku në listën e tij janë tre emra si Jorginho, Thomas Partey dhe Houssem Aouar.

Me zhvillimet e sotme, flitet se Aouar është lojtari më i mundshëm për të nënshkruar me të.

22-vjeçari i talentuar, që ka shënuar 24 gola në 139 ndeshje për Lyonin, thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me klubin londinez.

Sipas mediave franceze, tani ka mbetur që Arsenali të bëjë ofertë, që mendohet të jetë diku rreth 40 milionë euro.

Sipas Téléfoot Chaine, Aouar ka rënë dakord të bashkohet me Arsenalin edhe pse në përparësi ai iu kishte dhënë klubeve si Barcelona dhe Juventus, por këto klube nuk kanë paraqitur ndonjë ofertë konkrete për francezin.

Arsenal mësohet se ka bërë të enjten ofertën e tyre të parë zyrtare për Aouar.

Nuk dihet ende çmimi i ofruar, por të dy klubet pritet të vazhdojnë negociatat e tyre gjatë ditëve të ardhshme, pasi tashmë lojtari ka filluar të mendojë për klubin e ri.
Shtuar më 25/09/2020, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori