Apeli jep vendimet për Perisic dhe Icardin
Gjykata Apelit sportiv në Itali ka refuzuar ankesën e Interit për pezullimin me dy ndeshje të Icardit për fyerjet ndaj Rizzolit pas ndeshjes kundër Juventusit.

Ndërkohë paraqitet ndryshe situata për Perisic, të cilit i është përgjysmuar dënimit, teksa do të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Empolit.

Vendimi erdhi gjatë pasdites së sotme, teksa Mauro Icardi nuk do të jetë në dispozicion të Interit për dy sfidat e radhës. Gjesti ndaj arbitrit Rizzoli me goditjen e topit dhe protestat e shumta janë cilësuar si të qëllimshme.
Shtuar më 10/02/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori