Apollonia ndal Skëndërbeun
Pëlqej
Kampionët e Shqipërisë u ndalën për të dytën javë radhazi këtë herë nga Apolonia, që e përballoi si e barabartë formacionin e Josës.

Apolonia dhe Skënderbeu dhuruan një ndeshje plot ritëm në Kategorinë Superiore, duke krijuar raste pa fund por duke prodhuar dhe zero gola mes tyre. Kampionët e Shqipërisë u ndalën për të dytën javë radhazi këtë herë nga Apolonia, që e përballoi si e barabartë formacionin e Josës. Apolonia nuk është e njëjta skuadër kur luan në shtëpi dhe Skënderbeu që kërkonte të hidhte pas humbjen me Partizanin e provoi këtë që në minutat e para, me fierakët që ishin të papërmbajtshëm. Problemi vetëm ishte se nuk ishin të saktë në finalizim, si në rastin e minutës së 6-të kur Rajkovic i vetëm përballë Shehit, pa këtë të fundit ta largonte topin me këmbë. Në të 13-tën, Karakaci gjithashtu me një parabël evitoi daljen e Shehit por kur topi po shkonte drejt portës ishte Lilaj që spastroi. Në të 18-tën, Skënderbeu provoi të ndizte shkëndijën e parë me një goditje nga largësia të Prognit, por që ishte e pasaktë. Në të 22-tën Berisha mund të kishte shënuar për Skënderbeun por nuk u tregua i saktë përballë Cakovic.

Përpara pushimit dhe Vangjeli pati gjithashtu një mundësi të shkëlqyer, kur u shfaq i vetëm përballë portierit serb, por reagimi i këtij të fundit nuk lejoi ndryshimin e rezultatit. Skënderbeu e kuptoi se nuk duhet të lejonte Apoloninë të merrte iniciativën dhe në pjesën e dytë mori në dorë kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 51-të dhe 59-të, në dy raste korcarët ju afruan golit por përfundimi i aksionit nuk ishte i duhuri. Dhe kur Shkëmbi gjeti kuadratin sin ë minutën e 73-të, ishte Cakovic që u tregua fantastik duke larguar në goditje këndi. Në fushë tashmë ishte vetëm Skënderbeu. Në të 83-tën, Progni nuk arriti të devijonte drejt rrjetës një harkim drejt zonës ndërkohë që Shkëmbi në të 87-tën gjeti sërish një super Cakovic në rrugën e tij drejt golit. Ky ishte dhe rasti i fundit i takimit, që u mbyll 0-0 pavarisht mundësive të panumërta, me të dyja ekipet që duhet të ndajnë nga një pikë dhe pse kërkuan për plot 90 minuta të merrnin dicka më shumë.

Shtuar më 14/09/2014, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori