Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Apolonia mposht Lushnjën dhe merr kreun (VIDEO)






Ka përfunduar me fitoren me rezultatin 3-1 ndeshja e luajtur në “Loni Papuçiu” mes Apolonisë së Fierit dhe Lushnjës.

Magani i dha avantazhin e përkohshëm Lushnjës, e më pas me penallti ka barazuar skuadra e Apolonisë me sulmuesin Marjo Gjata. Me barazimin 1-1 është mbyllur pjesa e parë në Fier.

Pjesa e dytë ka pasur në fushë një Apoloni më ndryshe, e ka gjetur dy gola në saj të nigerianit Ejo që ka shënuar dy herë duke parë një mbrojtje jo në lartësinë e duhur të Lushnjës.

Me këtë fitore, skuadra fierake duket në rrugë të mbarë pas disfatës që pësoi edhe Pogradeci me Besën. Javën që vjen, Apolonia luan në Pogradec, finale e parë të këtij sezoni në duelin për kreun dhe për t’u ngjitur direkt në elitë.

Shtuar më 15/06/2020, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori