Arango imiton Suarezin, kafshon kundërshtarin (VIDEO)
Si duket nuk është vetëm Luis Suarez, ai i cili kafshon kundërshtarët në fushë.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe mesfushori venezuelas, Juan Arango, i cili ka kafshuar në shpatull një lojtar kundërshtar.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit meksikan, mes Club Tijuana dhe Monterrey, ndërsa 34-vjeçari e shprehu frustrimin e tij duke e kafshuar Jesus Zavalan.

Më herët, pas kafshimit të Giorgio Chiellinit në ndeshjen ndërmjet Uruguait dhe Italisë në Kampionatin Botëror, Suarez u suspendua për katër muaj. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori