Arbeloa: Ronaldo, i lumtur te Reali
Në kohën kur ka spekulime për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, Alvaro Arbeloa shprehet se portugezi është i lumtur te Los Blancos. Mbrojtësi 29 vjeçar, në intervistën për “AS”, hodhi poshtë zërat se Ronaldo nuk është i kënaqur me jetën në Santiago Bernabeu.

"Është e çuditshme që Ronaldo nuk shënoi në një ndeshje ku fituam 5-1, por kjo nuk ka shumë rëndësi. I ka ruajtur golat për takime të tjera ku mund të jenë më të domosdoshëm. E ka bërë të qartë shumë herë se është i lumtur këtu dhe që ndodhet në klubin më të mirë në botë, vendi ku duhet të jenë lojtarët si ai", tha Arbeloa.

Alvaro Arbeloa, i cili pësoi një dëmtim të lehtë gjatë Tetorit, tha se ndihet mirë dhe gradualisht po rikuperohet plotësisht. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2012, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori