Arbër Zeneli: Nuk jam vetjak, mundohem të pasoj gjithmonë
Arbër Zeneli, anësori i Kosovës, në njërën anën është shprehur i lumtur për paraqitjen në stadiumin "Fadil Vokrri" kundër Danimarkës, por në anën tjetër është i zhgënjyer, për golin që "Dardanët" pranuan në fund.

Kosova ishte duke dituar 2-1 deri në minutën e 91’, kur pas një momenti habie, pranuan gol për rezultatin përfundimtar 2-2, shkruan Gazeta Express.

"Jemi të dëshpëruar për mënyrën se si morën gol, por besoj që bëmë paraqitje shumë të mirë".

"Kualifikimi në Euro 2020? Kemi para Bullgarinë, s’po mendojmë për më shumë, për të ardhmen, për kualifikimin në Euro 2020".

"Nuk jam vetjak, mundohem të pasoj gjithmonë. Por, lojtarët erdhën dhe më kërkuan që të shutojë".

"Aventura ne Stade de Reims? Po kaloj mirë në Francë, jam i lumtur, po gjej gola dhe po dhuroi asiste. Kam nis mirë aventurën në Ligë, shpresoj të vazhdojë kështu".
Shtuar më 21/03/2019, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori