Arbitrat me dy standarde në Itali ...
Arbritrat e sfidës së mbrëmjes së djeshme Inter-Juve, nuk kanë pasur aspak një mbrëmje të mirë, pasi kanë bërë disa gabime.

Disa ditë më parë në ndeshjen Fiorentina­Inter, sulmuesi i Fiorentinës Maurro Zarate u ndëshkua me karton të kuq dhe u pezullua për 3 ndeshje, pasi gjatë ndeshjes kapi për fyti mbrojtësin e Interit, Murijo.

Deri këtu, gjithçka është në rregull, por çuditërisht, e njëjta skenë u pa mbrëmë në sfidën e Kupës së Italisë, kur internisti Perishiç kapi për fytin juventinin Cuadrado. Vendimi i arbitrit? Karton i verdhë për Perisic!

Zarate nuk ka duruar dhe në Twitter ka shfryrë: “KARTON I VERDHE!!!!! Nëse ekzistonte ndonjë dyshim, tani nuk është më. Tepër e qartë!”.
Shtuar më 03/03/2016, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori