Arbitri i ndeshjes Juve-Ajax, kapet me armë, drogë dhe 1 milion euro në makinë
Ndeshja e kthimit mes Juventus dhe Ajax u gjykua nga francezi Clemend Turpin, emri i të cilit krejt papritur ka përfunduar në listën e personave të kërkuar nga policia si trafikant. Arsyeja? Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike kishin regjistruar një makinë (Renault) me emrin e gjyqtarit dhe me të transportonin drogë nga Franca në Belgjikë.

Jo vetëm lëndë narkotike, por në makinën që ishte regjistruar me emrin e Turpin u gjendën edhe kallshnikovë, hedhëse tymyese dhe 3 pistoleta. Madje edhe 1 milionë euro "cash" si dhe një sasi lëndësh narkotike me vlerën e 600 mijë eurove që po transportoheshin. Të gjitha janë konfiskuar nga policia franceze.

Trafikantët nuk ishin treguar shumë inteligjentë, pasi Clement Turpin nuk është një njeri i thjeshtë, por ai mban titullin "doktor". Ai ka mbaruar për juridik, ndaj është një personazh i njohur në Francë edhe jashtë fushës së blertë.

"Nuk jetoj në kështjella, nuk kam kaq shumë parà. Nuk kam të bëj aspak me këtë çështje. Ajo që mund të them është se profesioni i gjyqtarit është i rrezikshëm, pasi rrezikon të të vjedhin edhe identitetin", ka thënë Turpin për "L’Equipe". /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori