Arbitri kryesor Andi Koci arrestohet nga policia
Pëlqej
Kukësi të “dënon”, Kukësi të rikthen “protagonist”. Kjo i shkon përshtat arbitrit kryesor nga Durrësi, Andi Koçi, që “talentin” e tij e shfaq pikërisht në ndeshjet e kampionëve në fuqi. Por, sikur të mos mjaftojnë ato që kanë ndodhur brenda 90 minutave në Luftëtari-Kukësi 0-3, kyresori nga Durrësi i ka habitur të gjithë pas ndeshjes, madje edhe vetë policinë.

Para pak minuta pas përfundimit të takimit në Gjirokastër. “Meqë situata është disi e tensionuar, mendojmë të të shoqërojmë deri në dalje të qytetit”, – i ka thënë një prej zyrtarëve të lartë të komisariatit të Gjirokastrës arbitrit durrsak pas përfundimit të ndeshjes.

Mirëpo, përgjigja e Koçit ka shtangur policët. “Jo, nuk kam nevojë të më shoqëroni. Iki vetë, pa merak”, – mësohet t’i ketë thënë arbitri policëve. Këta të fundit janë habitur, ndërkohë që me batutë një prej tyre ka thënë: “Se mos na telefon gjatë rrugës ore?!”. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori