Arbitri ‘ndihmon’ Interin ndaj Udineses, të kuq vendasve me VAR (VIDEO)
Tifozat e Interit akoma nuk e kanë kapërdirë dot humbjen me Juventus, por dhimbja e tyre u zbut disi sot me fitoren e e zikaltërve dhe me ndalesën e Lazios dhe shpresa për Champions tashmë është në dorë të tyre.

Në ndeshjen kundër Juves ata u ndëshkuan me karton të kuq që në minutën e 15 pasi Vecino bëri një ndërhyrje agresive ndaj Mandzukic, shkruan albeu.com.

Në ndeshjen e sotme kundër Udinese, Fofana u largua me karton të kuq për një ndërhyrje që për hirë të vërtetës nuk ishte dhe aq e rëndë, ose ndoshta arbitri e ka nxjerrë për të treguar që me VAR japim të kuq edhe në favorin tuaj.

Tifozët e Interit janë shprehur shumë të irritur në rrjetet sociale për të kuqin e marrë nga Udinese pasi sipas tyre kjo bëhej për të mbuluar një ‘skandal’ me një ‘skandal’ në favor të Interit.
minutën e 49 kur lojtari i Udineses u largua me të kuq ndeshja ishte 3-0 në favor të zikaltërve.

Ndonëse kjo ishte edhe një shenjë tjetër që VAR po dështon, për më tepër ndiqni videon dhe gjykojeni vetë. /albeu.com/

Shtuar më 06/05/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori