Arbitri Ovrebo pranon fajin
Albeu.com
Arbitri norvegjez Ovrebo ka komentuar vendimet e tij në ndeshjen Bajern-Fiorentina, duke thyer të gjitha rregullat e vendosura nga UEFA, të cilat ndalojnë rreptësishtë gjyqtarët të shprehen.“Në bazë të informacioneve që kemi marrë bëhet fjalë për një pozicion jashtë loje, prandaj duhej ta kisha ndalur atë. Për fat të keq nuk ndodhi kështu”, ka deklaruar norvegjezi Ovrebo për një televizion francez.

Ky është precedenti i dytë i Ovrebos ne arenën ndërkombëtare, pasi sezonin e kaluar “eliminoi” në mënyrën më të turpshme Celsin nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.
Shtuar më 19/02/2010, ora 19:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori