Arbitri Rocchi "vdes" në Wikipedia
Arbitri italian Gianluca Rocchi ka nervozuar jo vetëm trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho dhe lojtarët e tij, por edhe tifozët. Irritimi i këtyre të fundit ka qenë kaq i madh, saqë dje në faqen e njohur "Wikipedia" (që mirëmbahet nga tifozë dhe sportdashës), në biografinë e "bilbilit" italian, përveç karrierës së tij, në fund ishte shtuar edhe një frazë:

"Vdiq disa ditë pasi arbitroi Manchester City-Real Madrid. Një tifoz i panjohur që kuptonte nga arbitrimi, e vrau".

Arbitri italian u akuzuar gjatë dhe pas ndeshjes për disa vendime të dyshimta e mbi të gjitha për penalltinë e Manchetser City dhe kartonin e kuq të Alvaro Arbeloas çka solli edhe barazimin për ekipin e Roberto Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2012, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori