Arritje e madhe, arbitri shqiptar drejton ndeshje në Europa League
Pëlqej
Enea Jorgji do të drejtojë një ndeshje në UEFA Europa League, në takimin mes AEK Larnaca dhe Ludogorets të enjten e ardhshme. Pa diskutim ky një vlerësim për arbitrin e FIFA-s që provon një kulm të karrierës pasi ishte caktuar më parë për të drejtuar e turit të tretë të Europa League mes Sevillas dhe Zalgiris Kaunas.

Elbasanai do të asistohet në këtë provë të re për të nga një grup i përbërë krejtësisht prej arbitrash shqiptarë. Më konkrentisht në stadiumin GSP në Nikosia të Qipros të enjten e ardhshme vijërojtësit do të jenë Denis Rexha dhe Redi Avdo, pas portave dy arbitra të tjerë të spikatur të kampionatit shqiptar Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ridigert Çokaj.

Vendimi i UEFA-s për t’i besuar drejtimin e një ndeshjeje të nivelit të tillë një arbitër shqiptarë është pa dyshim njëkohësisht edhe vlerësim për punën e arbitrave tanë, që krijojnë një precedent të rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në përgjithësi.

Edhe pse shpesh herë të zhvlerësuar në vend, kriteret e vlerësimit të UEFA-s janë rigoroze dhe vështirë se mund të kontestohet çka flet për një rritje të nivelit të arbitrimit në Shqipëri, ku edhe rastet e kontestuara këtë sezon në Kategorinë Superiore kanë qenë shumë të pakta.
Shtuar më 18/10/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori