Arbitri Skomina i pranon me keqardhje gabimet mbrëmë në ndeshjen Roma - Liverpool
Protestat pas ndeshjes Roma-Liverpool ndaj arbitrit slloven, Damir Skomina, kanë qenë të ashpra nga drejtues, lojtarë apo edhe tifozë italianë, për vendimet e tij, që mund të çonin në një tjetër rjedhë ndeshjen.

Ka qenë vetë arbitri slloven, që ka riparë disa herë rastet e diskutueshme, dhe nuk e ka fshehur keqardhjen për gabimet në vendime, raportojnë njerëz nga ambientet e brendshme të stadiumit “Olimpico”.

Arbitri i ka kuptuar gabimet e tij, duke i shfaqur edhe nëpërmjet shprehisë së fytyrës, vetëm pasi i ka parë të përsëritura në ekran pas ndeshjes, pasi gjatë saj, nuk ka pasur shumë protesta nga lojtarët. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori