Arbitri spanjoll: Reali u kualifikua në finale falë arbitrit
Pëlqej
Real Madrid është duke u kritikuar me të madhe sidomos gjyqtari i ndeshjes, turku Cuneyet Cakir, i cili po thuhet se ka mohuar dy penallti të pastra të Bayernit gjatë ndeshje së sotme.

Këtë e ka thënë edhe gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez, i cili ka thënë se referimi i turkut sonte ishte katastrofal, pasi që ai ka mohuar dy penallti Bayernit.

Penallti e pastër sipas Gonzalez, ishte prekja me dorë e Marcelos në pjesën e parë.

Edhe pse në dukje të parë duket se dora e Marcelos është e mbështetur në trup, kështu nuk duket pasi vinë xhirimet e ngadalësuara.

Kurse momenti i dytë është ai i Sergio Ramos ku ai godet me këmbë Lewandowskin e që po ashtu sipas Gonzalez është penallti.

Përpos këtyre dy rasteve të diskutueshme, Ramos edhe në pjesën e parë kishte rrëzuar Lewandowskin brenda zonës por që prapë kishte heshtur turku. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori