Arda Turan rrezikon 12 vite burg
Arda Turan rrezikon burgun.32 vjecari mund të marrë një dënimderi në 12 vite teksa është vënë nën akuzë se e kishte sulmuar një këngëtar të famshëm turk në një klub nate.

Turan është në pronësi të Barcelonës por aktualisht ai është i huazuar në Basaksehir në Superligën turke,

Sipas mediave turke, zënka ndodhi pasi lojtari iu kishte afruar bashkëshortes së këngëtarit Berkay Sahin Ozlem Ada.

Për 32 vjecarin ka disa akuza si prishjee e rendit publik, mbajtja e armëve pa lejë.

"Jeni shumë e bukur, sikur të mos ishit e martuar, nuk do t’ju lëshoja”, i kishte thënë Turan bashkëshortes së këngëtarit.

Ndërkohë këngëtari ishte përleshur me Turanin dhe kishte përfunduar me hundë të thyer dhe në spital bashkë më Adan. Turan i kishte vizituar ata më vonë në spital duke u paraqitur me armë, të cilën ia kishte dhënë këngëtarit duke i thënë “më vrit po deshe”.

Sahin e kishte larguar revolen, por pas një bisede, përfaqësuesi i Turqisë e kishte marrë atë dhe e kishte shkrepur në tokë, duke shkaktuar panik në spital.

Edhe Sahin akuzohet për fyerje ndaj Turanit dhe mund të dënohet me tre muaj deri në dy vite burg. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori