Ardhja e Cabellos në Real, nënkupton dhe një lajm të keq
Ardhja e Dani Ceballos në rradhët e Real Madridit nënkupton një dalje. Nënshkrimi i Ceballos shtyn kolumbian jasht nga Madridi, ndonëse James nuk ka bërë ende lëvizje dhe zgjedhjen se ku do të ëcizë.

Siç raportohet nga MARCA, James nuk i ka komunikuar zyrtarisht klubit qëllimin e tij për të ikur, edhe pse ai ka insistuar në fund të sezonit. Kolumbiani tani i duket vetja akoma më me pak hapësira dhe largimi i tij është pothuajse i realizuar, përcjell Albeu.com.

Në pikëpyetje është e ardhmja e kolumbianit pasi akoma nuk është shfaqur një ekip me plot intere për ta nënshkruar. Milan, Chelsea , Manchester United dhe PSG janë ekipet që janë interesuar për mesfushorin që Real kërkon 70 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2017, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori