Ardhja e Kepas frenon negociatat me Courtois
Pëlqej
Kepa është i pari që do të zbarkoje në Madrid në merkaton e Janarit. Vendimi është marë tashmë, por inkorporimi i portierit të Athletic Bilbaos nuk mbyll kapitullin e të rejave të mundëshme tek Real Madridi. Drejtuesit Madrilen e dinë që ky ishte një pozicion që duhej përforcuar dhe disa javë më parë hapën negociatat me Thibaut Courtois për një nënshkrim të mundshëm në merkaton e verës, bisedime që kanë mbetur të paralizuara para akordit me Kepan.

Në ditët e fundit, debati është rihapur përsëri në taborin Madrilen dhe po diskutohet për pozitën më të ndjeshme të viteve të fundit në skuadër, atë të portierit. Pa dyshim, një akord i mundshëm me Courtois ka mbetur i paralizuar në pritje të vendimit përfundimtar dhe që për momentin duket më i favorshëm – inkorporimi i Kepas.

Kiko Casilla duket jashtë ekipit në këto momente, por në klub duan të llogarisin tek ai deri në verën e ardhshme. Drejtuesit duan të kenë tre portierë të besueshëm dhe dëmtimi i Luca Zidane e ka lënë skuadrën pa shumë kapacitete manovruese në rast se kemi një tjetër dëmtim të portierëve, ashtu si në rastin e Keylor Navas. Stafi beson që Moha është një bast për të ardhmen, por mendojnë që mund të jetë një risk në vete nëse i vjen rasti të dëshmohet në ndeshje të mëdha, ashtu siç edhe ka mund të ndodhë në javët e fundit.

Courtois, nga ana tjetër, nuk ka rinovuar kontratën dhe ka refuzuar dy oferta të Chelseat për një zgjatje të kontratës që i skadon në verën e vitit 2019, diçka që poashtu rastisë me çështjen e David De Geas, një tjetër kandidat i mundshëm për portën e Real Madridit, përcjell Albeu.com.

Zidane është duke menaxhuar situatën me portierët që ka në dispozicion. Ai e di që Keylor Navas ka dhënë shumë për këtë ekip dhe portieri Kostarikan gëzon respektin e të gjithë skuadrës. Për më tepër, e di që në çdo rast, ai do të jetë portier i Real Madridit më së paku deri me 30 Qershor. Mbetet të shihet se si do të jetë pozicioni i ish portierit të Levantes, por për momentin, tekniku Francez dëshiron t’i japë normalitet situatës dhe të mos alternoje shumë me skuadrën. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori