Ardhja e Zidane, Hazard gati valixhet
Eden Hazard e ka pranuar shpeshherë se dëshira e tij është të transferohet te Reali i Madridit, pasi Zidan ka qenë dhe mbetet idhulli i tij. Zhvillimet e fundit në Madrid, me Zidan që do të rikthehet në krye të Realit, kanë vënë në dyshim të ardhmen e Hazard.

Sulmuesi belg duket se ka bërë gati valixhet dhe në fund të sezonit do të transferohet te Reali i Madridit, pasi dhe kontrata e tij po skadon. Vlera e Hazard në treg ka rënë ndjeshmë, pikërisht për shkak të kontratës, dhe presidentit Perez nuk do t’i duhej të shpenzonte shumë.

Mediat britanike dhe ato spanjolle janë të bindura te një transferim i 27-vjeçarit te Reali i Madridit, pasi “Los Blnacos” nuk e zëvendësuan asnjëherë largimin e Cristiano Ronaldos. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori