Merr fund ëndrra e Shqipërisë për të pritur
finalen e
Superkupës Europiane të sezonit 2019-2020, në stadiumin që po ndërtohet, ‘
Arena Kombëtare’.
UEFA publikoi pasditen e sotme stadiumet që fituan të drejtën për të pritur finalet e Champions Leagues, Europa Leagues dhe
Superkupës Europiane, për sezonin 2019-200 dhe fitues për eventin ku garonte ‘
Arena Kombëtare’, u shpall stadiumi i Portos në Portugali, ‘Estadio Do Dragao’.
Shqipëria kështu humb tentativën e dytë për të sjellë një ndeshje të një niveli të lartë, në ‘Arenën
Kombëtare’, por nuk përjashtohet mundësia për të konkurruar sërish në sezonin pasardhës. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018,
ora 17:00