Mbyllet ndeshja testuese në "Arenën Kombëtare", triumfon Vllaznia (VIDEO)
"Arena Kombëtare" është inaguruar dhe në fushën e tij është regjistruar edhe fitorja e parë.

Vllaznia në futboll për femra ka marrë një fitore komode, 2-0 përballë Apollonisë.

Shkodranet ishin dominuese gjatë gjithë takimit. Por, pavarësisht kësaj, golat u shënuan në çerek orëshin e fundit, me Bajraktarin dhe Lufon që realizuan golat e fitores.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore për femra me 15 pikë.
Shtuar më 10/11/2019, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori