"Arena Kombëtare" thuajse gati, kalon edhe testin e shiut (VIDEO)
Nuk ka dyshime, sfida mes Shqipërisë dhe Francës do të zhvillohet në impiantin modern “Arena Kombëtare”.

Kanë mbetur edhe detajet e fundit tek sheshi jashtë stadiumit, ndërkohë që ditën e nesërme do të zhvillohet sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për futbollin e femrave.

Ky takim do të shërbejë si testim për stadiumin në prag të sfidës ndaj Francës. Ndërkohë vlen për t’u theksuar, se është me sukses “testi i shiut”, teksa fusha e blertë duket në gjendje fantastike shkruan panoramasport.

Nga një video e publikuar nga “ShqipStadium”, shihet se gjithçka ka përfunduar për sa i përket pjesës së brendshme të stadiumit, teksa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla në sheshin para stadiumit.

Shtuar më 09/11/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori