Argjentina, edhe Martino "injoron" Tevez-in
Pëlqej
As trajneri i ri nuk rikthen Carlos Tevez te kombëtarja e Argjentinës. gerardo Tata Martino publikoi listën e 23 futbollistëve që në datën 3 shtator do të sfidojnë Gjermaninë në një takim miqësor në Dyseldorf, dhe si për cudi edhe ish trajneri i Barcelonës ashtu si paraardhësi i tij Alejandro Sabella nuk ka përfshirë sulmuesin e Juventusit ndër të përzgjedhurit e tij.

Asnjë ndryshim në zgjedhjet e Martinos dhe përballë Gjermanisë do të jenë po të njëjtët lojtarë që përfaqësuan Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.

Kështu në portë Tata ka grumbulluar Romeron, Andujar dhe Orion. Në mbrojtje janë përfshirë emra të rëndësishëm si Garay, Zabaleta, Demichelis,Rojo etj. Në mesfushë nuk mungojnë Angel Di Maria, Lucas Biglia, Javier Mascherano apo edhe Enzo Perez, ndërkohë që sulmi i Argjentinës ashtu si në finalen e Maracanasë do të udhëhiqet nga Messi, Higuain, Aguero dhe Lavezzi. Në listën e Martinos janë përfshirë edhe tre lojtarë që luajnë në kampionatin argjentinas.

Më datën 3 shtator në Dyseldorf si për koencidencë do të rivihet në skenë finalja e madhe e Kupës së Botës, ku një gol në kohën shtesë i Mario Gotzes i dha fitoren Gjermanisë.

Në këtë sfidë Martino dhe Argjentina do të kërkojnë revanshin për humbjen që pësuan në Maracana edhe pse përballë kampionëve të Botës që luajnë para tifozerisë së tyre nuk do ta kenë aspak të lehtë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori