Argjentina, eksperimente përballë Suedisë
Argjentina përzgjodhi një ekip kryesisht eksperimental, për ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Suedisë. Trajneri Alehando Sabella shpalli të mërkurën listën zyrtare të 22 të grumbulluarve, midis të cilëve figuronin të përhershmit Messi, Higuain dhe Di Maria, por edhe disa futbollistë pak të njohur, si Ansaldi, Montijo apo Di Santo.

Miqësorja Suedi-Argjentinë do të zhvillohet në Stokholm, në datën 6 shkurt, në të njëjtën ditë kur kombëtarja jonë të sfidojë Gjeorgjinë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Argjentina për miqësoren e ardhshme. /albeu.com/

Portierë

Romero (Sampdoria), Andujar (Catania), Alvarez (Espanyol)
Mbrojtës

Ansaldi (Rubin Kazan), Campagnaro (Napoli), Coloccini (Newcastle), F. Fernandez (Napoli), Garay (Benfica), Montillo (Santos), Zabaleta (Manchester City)
Mesfushorë

Banega, Gago (Valencia), Di Maria (Real Madrid), A. Fernandez (Celta Vigo), Mascherano (Barcelona), Perez (Benfica), Rinaudo (Sporting Lisbon)
Sulmues

Higuain (Real Madrid), Messi (Barcelona), Di Santo (Wigan), Aguero (Manchester City), Lavezzi (Paris SG), Gaitan (Benfica)
Shtuar më 23/01/2013, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori