Argjentina është ftuar në Ligën e Kombeve? Reagon UEFA
UEFA e ka mohuar pohimin tronditës të Fox Sports se Argjentina është ftuar për të marrë pjesë në turneun e radhës të Ligës së Kombeve, pas zhgënjimit me organizatorët në Kupën e Amerikës – duke theksuar se organi qeverisës i futbollit evropian kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Pak ditë pasi Argjentina e zuri vendin e tretë në Kupën e Amerikës dhe pas akuzave të rënda që Lionel Messi ia bëri Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL), se ia ka shtruar rrugën Brazilit për ta fituar trofeun duke i ndihmuar përmes gjyqtarëve, Fox Sports habiti duke e pohuar një gjë të tillë.

Fox Sports në Argjentinë pohoi se Kombëtarja bardhekaltër ka marrë ftesë për të luajtur në turneun e Ligës së Kombeve, garës më të re të UEFA-s.

Megjithatë, UEFA e mohoi këtë duke thënë në një komunikatë për media: "Nuk ka asnjë të vërtetë në sugjerimin se Argjentina është ftuar të marrë pjesë në garat e UEFA-s, apo për t’u bërë anëtare e UEFA-s".

"UEFA kurrë nuk e ka diskutuar një çështje të tillë dhe kurrë nuk do ta bëjë", thuhet tutje në njoftim.

"Megjithatë, në frymë të miqësisë dhe si organizatore gjithëpërfshirëse, UEFA natyrisht se do ta ftojë Argjentinën si mysafire të veçantë për ta shikuar çfarëdo gare të UEFA-s në çfarëdo kohe".

Liga e Kombeve është garë evropiane, e cila për herë të parë u zhvilluar vitin 2018, si alternativë e ndeshjeve miqësore mes kombëtareve. Portugalia e Cristiano Ronaldos e fitoi edicionin inaugurues të saj, duke e mundur Holandën 1:0 në finale.
Shtuar më 08/07/2019, ora 16:08

Warning: include_once(/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/incl/cache.php): failed to open stream: No such file or directory in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 2

Warning: include_once(): Failed opening '/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/incl/cache.php' for inclusion (include_path='.:/usr/share/pear:/usr/share/php') in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 2

Warning: file(/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/vPanel/tmp/reklame_lajme.txt): failed to open stream: No such file or directory in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 4

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 6
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori