Argjentina feston pavarsinë nga Spanja, Napoli prezanton 11 lojtarët më të mirë argjentinas në historinë e klubit, Higuain jashtë
Klubi i Napolit bëri në një postim ka festuar 25 majin e vitit 1810 që daton me pavarisë e Argjentinës nga Spanja.

Klubi napolitan në fakt ka postuar një foto me 11 argjentinasit më të mirë që kanë veshur fanellën blu dhe gjëja e parë që ju bie në sy është mungesa e Gonzalo Higuain, i cili te Napoli ka thyer rekordin e golave në një kampionat (36 gola) por më pas ai shkoi te Juve.

"Me këtë ekip ne mund të fitojmë në çdo fushë", lexohet në postim nga Napoli, i cili përveç Maradonës ka pasur në ekip Bertoni, Campagnaro, Fernandez, Ayala, Andujar, José Sosa , Roberto Sosa, Pineda, Lavezzi dhe Datolo. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2020, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori