Argjentina fiton edhe pa Messin në fushë (VIDEO)
Argjentina e ka nisur me fitore Kupën e Amerikës pasi ka mposhtur 2-1 Kilin. Di Maria ka kaluar Albiccelestet në avantazh në minutën e 51-të, derisa vetëm tetë minuta më vonë Ever Banega ka dyfishuar avantazhin në 2-0.

Kili ka arritur në fund të ndeshjes ta shënoi golin e nderit nëpërmjet Jose Fuenzalida.

Messi nuk ka luajtur pasi vuan nga një dëmtim, dhe pritet që të luajë në ndeshjen e ardhshme.

Argjentina kryeson Grupin D me tre pikë dhe ndiqet nga Panama e cila mposhtur Bolivinë me rezultat 2:1.
Shtuar më 07/06/2016, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori