Argjentina fiton në kualifikueset për Botërorin 2022, Messi mbetet "thatë"
Argjentina e ka mposhtur 2:0 Perunë, duke e vazhduar formën e mirë në kualifikimet e Kupës së Botës 2022 dhe duke vijuar të jetë skuadër e pamposhtur.

Nicolas Gonzalez dhe Lautaro Martinez i shënuan golat e triumfit për Argjentinën, duke ia siguruar tri pikë të tjera të vlefshme në rrugë për t’u kualifikuar në botërorin e ardhshëm.

Gonzalez, i cili shënoi në barazimin me Paraguain në fundjavë, e hapi serinë e golave në minutën e 17-të me golin e tij të dytë për Argjentinën në pesë paraqitje deri tani.

Vetëm 11 minuta më vonë, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë duke shënuar pasi e dribloi edhe portierin kundërshtar.

Me këtë rezultat, Argjentina mbetet në vendin e dytë me vetëm dy pikë prapa liderit të Amerikës Jugore, Brazilit, pas katër xhirove të zhvilluara.

Peruja nuk pati shumë nga loja, pavarësisht se ndërtoi aksione kohë pas kohe, pasi Argjentina e mbizotëroi lojën duke u siguruar që të mbetet e pamposhtur në këto kualifikime.
Shtuar më 18/11/2020, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori