Argjentina gati për eliminatoret e "Katar 2022", Scaloni publikon listën (FOTO LAJM)

Në Amerikën e Jugut do të nisë fushata kualifikuese për Kupën e Botës Katar 202 dhe trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka publikuar mbrëmjen e sotme listën me futbollistët që do të grumbullojë për dy sfidat e para.

Nuk mungojnë në listë emra si Lionel Messi, Paulo Dybala e Lautaro Martinez, ndërsa sulmuesi i Paris Saint Germain, Mauro Icardi vijon të mos preferohet nga Scaloni, që e ka lënë sërish jashtë.

Argjentina do të luajë përballë Ekuadorit më datën 8 tetor dhe përballë Bolivisë më datën 13 tetor, takime këto që do të provojë t’i fitojë për ta nisur mbarë edicionin eliminator të "Katar 2022".
Shtuar më 05/10/2020, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori